Gruaja në Lipjan arrestohet për kallëzim të rremë për dhunë nga burri

Një grua në Lipjan është arrestuar pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e njëjta dyshohet se ka bërë raportim të rremë pranë organeve të rendit, dhe atë më 21.04.2021, kundër bashkëshortit të saj, për veprën penale dhunë në familje, ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale dhe i njëjti është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës kompetente.
“Ndërsa, bashkëshorti i saj ka ushtruar kallëzim penal kundër të dyshuarës, për shkak të lajmërimit apo kallëzimit të rremë në polici, në vitin 2021 (rasti i lartcekur) dhe se në incizimin të cilin e posedon Prokurori i Shtetit, i ofruar si dëshmi nga tani i dëmtuari, e njëjta e pranon se në vitin 2021 ka gënjyer organet e hetuesisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete. “, thuhet më njoftim.
Bëhet e ditur se prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarës, në Gjykatën kompetente./21Media

Back to top button