Kurti thotë se Rusia po ndez tensione në Kosovë pasi po çalon në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë Rusia po ndez tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për shkak se po çalon në luftën në Ukrainë , shkruan “The Guardian”
Serbëve etnikë në veri të Kosovës , ku ata janë shumicë, kanë vendosur barrikada për më shumë se një javë, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së për çmontimin e blloqeve ilegale të rrugëve.
Një grup i madh anëtarësh të Narodne Patrole, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus Ëagner, ishin mbledhur gjithashtu të dielën në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s, vijon më tej raporti i të përditshmes britanike, përcjell portali rtv21.tv
Kurti tha se ishte i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohej në avantazhin e Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021.
Udhëheqësi kosovar shtoi se ai kishte rënë dakord që t’u jepte kohë trupave të udhëhequra nga NATO, të njohura si KFOR, për t’i bindur ata që barrikadat të tërhiqeshin.
Ai i përshkroi barrikadat si një hap drejt ndarjes së vendit, i cili ka qenë i pavarur nga Serbia që nga viti 2008.
“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat,” tha ai. “Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë.”
Kurti shtoi: “BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.
“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri.
“Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd.”
Përplasja në veri të Kosovës, gjatë së cilës persona të armatosur të maskuar kanë përdorur kamionë, autoambulanca dhe makina bujqësore për të bllokuar rrugët, ishte nxitur nga arrestimi i një ish-oficeri policie serb etnik i dyshuar si i përfshirë në sulmet e fundit ndaj policisë kosovare.
Pika kryesore e tensionit mbetet refuzimi i Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
BE-ja ka kërkuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që mund të shohë
normalizimin e marrëdhënieve, por Kurti tha se lidhjet gjithnjë e më të thelluara midis Beogradit dhe Moskës ishin një pengesë për përparimin/21Media

Back to top button