Hasani: Fitorja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale do të sfidonte Lëvizjen Vetëvendosje

(Lajm i përditësuar)
Hasani: Albin Kurti më mashtroi, s’e mbajti premtimin për vizitën te Hashim Thaçi
Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se nuk ka votë asnjëherë për Lëvizjen Vetëvendosje në duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë përmbushjeje të premtimeve.
“Në zgjedhjet e shkurtit Albini e ka kërkuar votën time, i kam thënë jo sepse nuk e meriton, sepse më ka mashtruar se do të shkojë ta vizitojë Hashim Thaçi atje dhe do të jetë pjesë e shtetit, por nuk ka shkuar. Mashtruesit te unë nuk marrin votë”, është shprehur Hasani.
Hasani: Fitorja e Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale do të sfidonte Lëvizjen Vetëvendosje
Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka komentuar zhvillimet rreth procesit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se një vendim i pafajësisë për Hashim Thaçi do të kishte ndikim të madh politik dhe simbolik.
Sipas Hasanit, një vendim i tillë do të përfaqësonte një moment të rëndësishëm për ish-presidentin dhe do të shihej si një fitore e madhe individuale dhe politike.
“Moment që shpallet i pafajshëm, fiton beteja. Kjo është beteja kulmore e një individi, e një presidenti. Fitorja e betejës në Gjykatën Speciale tregon fitore të jashtëzakonshme të një ish-presidenti. Kjo do ta sfidonte Lëvizjen Vetëvendosje si grup politik, por edhe të tjerët”, ka deklaruar ai.
Hasani shtoi se një zhvillim i tillë do të kishte edhe ndikim në raportet politike në vend, duke përmendur edhe një përballje simbolike mes figurave kryesore politike.
“Ajo nuk kish me qenë në rrethana politike një përballje kokë më kokë mes Albin Kurti dhe Hashim Thaçi”, u shpreh Hasani.
Hasani tutje ka shtuar se shpreson në lirimin e ish-krerëve të UCK-së duke thënë se në rast se merret një vendim tjetër do të ketë ”Krizë pas krize”, duke thënë se do ketë ndikim edhe në rajon.
”PDK së pari duhej të ftonte Fatmir Limaj dhe Ramiz Lladrovcim”, Hasani
Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë
Nait Hasani në ”Click” të RTV21 tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej të ndërtonte një unitet të brendshëm dhe të shmangte përçarjet.
“Me së pari ftesë është dashtë me i bo Fatmir Limaj dhe Ramiz Lladrovci, me i ofru dhe me e shu atë konflikt që është bërë, dhe me dalë me thënë që jemi bashkë, kemi vizion të përbashkët”, ka deklaruar Hasani.
Ai shtoi se bashkëpunimi me Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të jetë opsion për Partinë Demokratike e Kosovës.
“Veç me VV, PDK nuk duhet me bë koalicion asnjëherë, sepse po të kishte VV vullnet, do t’i kishte shmangur zgjedhjet e dhjetorit. Vota ime nuk shkon për VV, sepse na ka çuar në zgjedhje dy herë”, u shpreh ai.
Hasani paralajmëron: Zgjedhje pas zgjedhjesh derisa të thyhet karakteri autokrat i Albin Kurtit
Nait Hasani nga PDK-ja ka kritikuar qasjen politike të Albin Kurti, duke paralajmëruar për një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh nëse nuk ndryshon mënyra e qeverisjes.
“Ka nevojë që qytetarët ta kuptojnë rrjedhën e zhvillimeve, nuk mund t’u fshihet e vërteta qytetarëve, kjo është forma më e mirë”, deklaroi Hasani.
Ai theksoi se mungesa e kompromisit në politikë mbetet problemi kryesor.
“Unë besoj që po, prap për shkak se nuk është thyer ai karakter autokrat i Albinit me kuptu që demokracia do kompromise dhe bashkëqeverisje. Derisa nuk thyhet kjo, kemi me pas zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje”, u shpreh ai.
Hasani: Opozita dështoi të bashkohet fajin e kanë kryetarët e partive
Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka drejtuar kritika të forta ndaj partive opozitare për mungesë koordinimi dhe vendime të gabuara politike, duke theksuar se kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimet politike në vend.
“Pse mos me dalë në rrugë, deri dje u tha se gjendja është mirë, pse mos me dalë me protestu. Kur unë i kërkoja t’i bëja këto, kishte fjalë që nuk janë rrethanat, nuk janë ato. Kjo na ka penalizuar”, deklaroi Hasani.
Ai shtoi se mungesa e unitetit mes partive opozitare ka qenë një faktor kyç. Sipas tij, edhe pse ka pasur ide për bashkëpunim, ato nuk janë realizuar.
“Kryetarët e partive të treta, që partitë opozitare nuk u bashkuan. Ramush Haradinaj e pati një mendim për t’u bashkuar, por kryetari i Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës insistuan të shkojnë në zgjedhje”, tha ai.
Në fund, Hasani theksoi se vendimi për zgjedhje nuk ka qenë rezultat i një strategjie të mirëfilltë politike, por më shumë pasojë e rrethanave. “Nga inercioni politik janë marrë vesh që të shkojnë në zgjedhje”, shtoi ai.
“Do të bjerë në 35%, qytetarët e kanë kuptuar”, Hasani: Lëvizja Vetëvendosje në rënie
Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe zhvillimet e fundit politike në vend, duke pretenduar se mbështetja për këtë parti është në rënie të vazhdueshme.
Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar situatën politike dhe mënyrën se si janë trajtuar figurat politike, përfshirë Vjosa Osmani. “Qytetarët tani e kanë kuptuar pikërisht kur ai nuk ia ofroi mundësinë Vjosa Osmanit të rizgjidhet. Ai e mashtroi Vjosën dhe e degradoi atë, duke e detyruar të sillet në atë mënyrë”, është shprehur Hasani.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka më fuqinë që kishte më parë. “VV nuk e ka më fuqinë, do të bjerë në 35%, nuk është më ajo fuqi. Vetëdija për çdo ditë ngritet, njerëzit e kanë parë që inflacioni i ka gërryer nga brenda çdo kohë”, deklaroi ai.
Këto komente Hasani i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin “Click” në RTV21, ku foli për zhvillimet aktuale politike dhe perceptimin e qytetarëve ndaj qeverisjes.
Nait Hasani: PDK nuk ka kërkuar zgjedhje, por zgjidhje
Nait Hasani ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka qenë e interesuar për zgjedhje të reja, por për gjetjen e një zgjidhjeje politike në rrethanat e krijuara në vend.
“Rrethanat politike të krijuara nuk kanë qenë që PDK të kërkojë të shkojë në zgjedhje. PDK nuk ka kërkuar zgjedhje, por zgjidhje”, është shprehur Hasani në ”Click”.
Sipas tij, qëndrimi i Partia Demokratike e Kosovës ka qenë i fokusuar në stabilitet institucional dhe jo në thellimin e krizës politike përmes zgjedhjeve të reja.
Nait Hasani: Propozova Xhavit Halitin për president, por PDK nuk e pranoi
Nait Hasani nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se nuk ka pasur propozime zyrtare me emra konkretë për President, por ai personalisht kishte dhënë një sugjerim të qartë.
“PDK nuk ka pasur emra, unë kam thënë Xhavit Haliti i plotëson kushtet, i njohur politikisht prej kohësh, në luftën kundër Serbisë prej fillimit. Më kanë thënë jo, në rregull, propozojeni, por propozimi nuk ka shkuar te ai. Partia nuk e ka pranuar”, është shprehur Hasani.
Sipas Hasanit, ka pasur edhe komunikime dhe forma të ndryshme mirëkuptimi ndërmjet Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje për të gjetur zgjidhje në funksionalizimin e institucioneve, megjithëse jo gjithmonë me rezultate konkrete.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?