Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë për vizitë të babait të sëmurë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht po qëndron për një vizitë familjare në Kosovë.

Lajmi për portalin rtv21.tv u Dhomat e Specializuara në Hagë. Vizita është lejuar siç ceket në përgjigje për “arsye bindëse humanitare”.

“Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hashim Thaçi për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e tyre për rtv21.tv

Ish presidenti aktualisht ndodhet në Burojë, aty ku jetojnë prindërit e tij./21Media

Back to top button