Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala do të paraqitet më 8 shtator në Gjykatën Speciale në Hagë, pasi kjo e fundit sot i ka dërguar ftesën në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shala përmes një postimi në Facebook.

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti. Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, ka shkruar Shala./21Media

E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së…

Posted by Haxhi Shala on Monday, 24 August 2020

 

Back to top button