Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu deklarohet rreth arrestimit të serbëve në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se serbët që blenë emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.
Ajo kërkoi që institucionet e vendit, sidomos gjatë kësaj periudhe të krijuar në Ukrainë, të kenë bashkëpunim dhe jo injorim të rreziqeve të mundshme. Tutje Haxhiu shtoi se, lirimi i këtyre perssonave nga Prokuroria, është vendim i “çuditshëm”.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata Ruse, individë të strukturave të Inteligjencës serbe, prandaj kanë mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Prokuroria i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ky vendim është i çuditshëm, i befasishëm, për ne si Qeveri por edhe për qytetarët. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, tha Haxhiu.
Në konferencë me Haxhiun, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili shtoi se Qeveria është e shqetësuar me zhvillimet në konfliktin në Ukrainë, derisa sipas tij, invasioni i synuar rus i tregon ambiciet e shteteve që s’kanë demokraci të konsoliduar.
Bislimi theksoi se është shqetësues qëndrimi i Serbisë, që sipas tij, ka potencial destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Policia e Kosovës të shtunën ka ndaluar tre shtetas serbë, të cilët u hasën në Prishtinë duke blerë duke blerë emblema të UÇK-së./21Media
 
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button