Kaloni te përmbajtja kryesore

Zvicra i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Zvicra miraton sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Kjo u vendos nga Këshilli Federal në Bernë në funksion të luftës ruse në Ukrainë.

Bankat zvicerane besohet se mbajnë miliarda dollarë fonde ruse, transmeton rtv21.tv

Hapësira ajrore e vendit është e mbyllur për avionët rusë, ndërsa linjat ajrore zvicerane kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Rusisë.

Sot presidenti zviceran, Ignazio Cassis tha se sulmi ndaj Ukrainës ishte një sulm i papranueshëm ndaj lirisë dhe demokracisë, “të luash në duart e agresionit nuk është asnjanës”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button