Haxhiu dhe Nikolla diskutuan për vettingun në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot zhvilloi një takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Shqipëri, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe
organeve të dala nga reforma në drejtësi.
Haxhiu shprehu kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi Nikollas, në punët si kryetare e Kuvendit.
Po ashtu, ministrja vlerësoi rolin e Kuvendit për vettingun në sistemin e drejtësisë.
Nga ana tjetër, Nikolla falënderoi ministren për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë.
Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e Haxhiut në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë./21Media

Back to top button