“New Kids on the Block” në turne vitin e ardhshëm

 
Bendi amerikan i suksesshëm i viteve të 90-ta “New Kids on The Block”, së shpejti do të fillojnë turne muzikor për fansat e tyre. Ata këtë turne e pagëzuan “Mixtape 2022”. Ky bend, në këtë turne nuk do të jetë i vetëm, pasi që me ta në skenë do të interpretojnë edhe disa artiste të tjerë, si “, “Salt-N-Pepa” e “En Vogue”.
Bendi për këtë njoftoi në një shou në NBC, ku veç tij folën edhe për një çështje tjetër. Ata folën për Britney Spears, se janë përkrahës të lëvizjes Free Britney.
Me këtë rast, anëtari i bendit New Kids, Doni Wahlberg, ka thënë se kanë dëgjuar mjaft për të në TV dhe se e përkrahin. Ai ka thënë se është shumë me rendësi që Britney tani është e lumtur. Sipas tij, të famshmit nuk bëhen të famshëm rastësisht, por me punë, duke gjetur mënyra për të depërtuar tek fama, e në tërë këtë gjithmonë ka persona prapa skenës që kanë synuar dhe synojnë të përfshihen në këtë sukses, të kenë qasje në paratë që ka fituar i famshmi. Kjo është traumatizuese për personin e famshëm. Por tani u bë mirë, ka thënë ai dhe se është i gëzuar që Britney është e lirë nga kjo, se vetë do ta kontrollojë jetën e saj.
“New Kids on The Block”, “Salt-N-Pepa”, “En Vogue” e Rick Astley do të fillojnë turneun e përbashkët në pranverën e vitit të ardhshëm.
Turneu do të zgjasë tre muaj, ndërkaq atë do ta realizojnë në Sinsinati, Ohajo, Neshvill, Dallas, Los Angeles, Atlanta, Washington, DC e disa vende të tjera./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=-DH6wE58IMI

Back to top button