Haxhiu: Dhuna në familje të trajtohet siç duhet nga të gjitha institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dy institucione nuk po bashkëpunojnë për strategjinë kundër dhunës në familje.
Haxhiu ka deklaruar se pret që rastet e dhunës të trajtohen siç duhet nga të gjitha institucionet, ashtu siç trajtohen nga Policia.
“Uroj që ta kemi lajmin e njëjtë që qytetarët tu besojnë njëjtë prokurorive e gjykatave ashtu si Policisë. U përmend që është në rritje numri i rasteve. Mendoj që është rritur raportimi edhe për shkak të punës së organizatave të shoqërisë civile. Konsideroj që për shkak të fushatave sensibilizuese e punës së institucioneve është rritur raportimi vetëm unë shpresoj që kur raportohet dhuna ta merr edhe trajtimin e nevojshëm nga institucionet tjera. Jam optimiste që do të arrijmë t’i reformojmë qendrat për punë sociale. Pres prokurorinë që t’i mbështesin me prova aktakuza”, deklaroi Haxhiu.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?