Haxhiu e quajti karantinën “aushfic”, përplasen deputetët

 

Debat i ashpër po zhvillohet në komisionin hetimor për çështjen e pandemisë, pasi që deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur karantinën “aushfic”.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se këto krahasime nuk mund të bëhen.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe deputetja nga radhët e VV-së, Fatmire Kollçaku e cila tha se nëse përsëritet edhe njëherë kjo deklaratë duhet të ndërpritet mbledhja.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar kryesuesen e komisionit, Mimoza Kusari-Lila se qellimisht po e ndërpren fjalën e tij.

Haxhiu nuk u tërhoq nga ky vlerësim për qendrën karantinë pasi siç tha pa bazë ligjore që është krijuar qendra e karantinës./21Media

Back to top button