Haxhiu intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e mostrave të Deharit

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se ministrja Albulena Haxhiu më 18 janar është intervistuar lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar këshilltarja e ministres, Berita Abazi.
“Po me 18 janar është intervistuar ministrja Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Nuk është intervistuar sot por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie më herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi” , tha Abazi.
Lidhur me rastin Dehari, nga Prokuroria Speciale nesër do të intervistohet edhe deputeti Haki Abazi./21Media

Back to top button