Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Qeverinë të rregullojë çështjen e pagave në sektorin publik

Deputeti, Bekim Haxhiu, në debatin parlamentar për pagat në sektorin publik, tha se ekzekutivi duhet të planifikojë përfshirjen e Projektligjit për paga në buxhetin e vitit 2022.
“Sot po kërkojmë nga ju që të zbatoni atë që e premtuat dhe këto kokëdhimbje të punëtorëve shëndetësor, të policëve, zjarrfikësve, ushtarëve dhe shërbyesve civil të ndalen me veprime konkrete të qeverisë. Ka qenë e lehtë të kritikoni punën e të tjerëve, por tani si qeveritar nuk iu pengon askush dhe keni votat dhe mbështetjen e opozitës të bëni veprimet e duhura në këtë sektor, të miratoni ligjin”, tha ai.
Tutje, Haxhiu tha se janë të gatshëm të ndihmojmë #Qeverinë të rregullojë çështjen e pagave në sektorin publik./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button