Haxhiu: Ka raste të shumta të dhunës që ende nuk raportohen

(Lajm i përditësuar)

Haxhiu: Ka raste të shumta të dhunës që ende nuk raportohen

Duke komentuar rastin e Liridona Ademajt, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë për RTV21 tha se ende ka raste të dhunës që nuk raportohen.

”Kam bindjen që ka raste të shumta të dhunës që ende nuk raportohet, por ne po punojmë që ta fuqizojmë edhe institucionet e drejtësisë, përmes Vettingut përmes reformave në drejtësi në kuptimin që ta rrisimi besimin e qytetarëve dhe që kto raste mos të mbesin brenda murëve të shtëpisë”, tha Haxhiu.


Rasti i Liridona Ademajt, Haxhiu: Një alarm që nuk duhet të pushojë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë për RTV21 ka thënë se rasti i fundit që ndodhi me vrasjen e Liridona Ademajt është një alarm që nuk duhet të pushojë.

”Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është edhe një rast i rëndë, një krim mbi një grua e cila u vra nga bashkëshorti i saj dhe personat që në planifikim e kanë bërë së bashku”, tha ndër tjera Haxhiu.

Ajo tutje shtoi se vazhdimisht po kërkon që vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin maksimal nga kodi penal i Kosovës./21Media

Back to top button