Haxhiu kërkon që vlera e koeficientit të pagës të jetë 132 euro

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka kërkuar që vlera e koeficientit të pagës, në ligjin për paga të jetë 132 euro.
Në një postim në Facebook Haxhiu ka njoftuar se ky është njëri nga 5 amandamentet për ligjin për paga, të cilat ai ka thënë se i ka protokolluar të hënën.

Sipas amandamentit të propozuar nga Haxhiu, pas hyrjes në fuqi të ligjit, vlera e koeficientit prej 132 eurove, në vitet në vijim përcaktohet me vendim të Qeverisë bazuar në rritjen ekonomike vjetore dhe Ligjin vjetor të buxhetit të Republikës së Kosovës.
“Më në fund shpresoj që pushteti ta kuptojë domosdoshmërinë e përmirësimit të këtij Ligji që mos ta ketë fatin e Ligjit të kaluar e të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Back to top button