Haxhiu: Klinika e Onkologjisë pa barna esenciale dhe pa drejtor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, në ditën nderkombëtare kundër kancerit ka shprehur shqetësimin e tij me situatën në të cilën ndodhet Klinika e Onkologjisë, duke u nisur nga mungesa e barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit.
Në një postim në Facebook, Haxhiu tutje ka shkruar se dita botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor të Onkologjisë, kjo pasi që drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji sipas tij mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale për trajtim të kancerit.
“Në vitin 2022 në SHSKUK nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet”, ka shkruar tutje Haxhiu në rrjetin social facebook.
Deputeti Haxhiu tutje ka krahasuar menaxhinin aktual të Klinikës së Onkologjisë me kohën e pandemisë COVID-19, duke vlerësuar se Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve gjatë pandemisës kurse sot është për keqardhje se si ka degradu.
Kujtojmë se sot në botë është shënuar dita kundër kancerit, sëmundje kjo nga e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./21Media

Back to top button