Kurti: Fillimisht njohja e ndërsjellë, pastaj Asociacioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në Turqi ka folur për gjashtë kushtet që ai ka shtruar gjatë kësaj jave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjatë vizitës së tij në Turqi në një intervistë për mediumin turk TRT ka përsëritur se së pari duhet të arrihet njohja reciproke, dhe vetëm atëherë mund të ketë Asociacion bazuar në ato 6 kushte që ai ka shtruar.
“E kam thënë se çfarëdolloj asociacioni i komunave në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe ligjin, nuk mund të kemi një asociacion një etnik sepse do të ishte kundër frymës  së kushtetutës. Asociacionet monoetnike nuk janë të pranueshëm. Nëse Serbia kërkon Asociacion monoetnik, duhet ta provojë atë në shtëpinë e saj së pari, sepse ka shumë më shumë minoritetet në Serbi sesa në Kosovë”, ka thënë Kurti ndër të tjera në këtë intervistë.
I pyetur për deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili e dje e përsëriti se Asociacioni nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë, por mes Serbisë dhe Kosovës dhe si e tillë nuk mund të shmanget.
“Zotëri Escobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë, unë e mirëpres këtë. E kam takuar disa herë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të drejtë dhe çfarë unë po shtroj si kushte për çfarëdolloj asociacioni, nuk janë qëndrimet e mia arbitare, as dëshirat personale, është vullneti i popullit në Kosovë, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë ato që më bëjnë të them se së pari duhet të kemi njohjen reciproke dhe vetëm atëherë çfarëdolloj Asociacioni. Le të mos e harrojmë çfarë ka ndodhur në Bosnjë. Beogradi dëshiron një Republikë tjetër Srpska.
Escobar ka thënë se çdo marrëveshje e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta ketë Asociacionin brenda, dhe si i tillë nuk mund të shmanget./21Media

Back to top button