Kaloni te përmbajtja kryesore

Haxhiu: Krerët shtetërorë po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se krerët e shtetit po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Sa i përket padisë për gjenocid është në programin qeverisës. Është duke punuar kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit të cilët janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk mund të japim detaje por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, tha Haxhiu.

E pyetur për çështjen e zgjedhjes së kryeprokurorit, Haxhiu tha se procesi duhet të kthehet në pikën zero dhe se propozimi i Këshillit Prokurorial i Kosovës që sërish ta dërgojë emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të ardhshëm të shtetit, nuk është ligjor dhe kushtetues.

“Mbështes dhe mirëpres letrën e presidentes Vjosa Osmani për mosdekretimin e zotëri Isufajt për kryeprokuror të shtetit. Arsyet për këtë i ka përmendur edhe në letër presidentja Osmani. Kryeprokurori i shtetit ka mandat shtatë vite dhe ky proces duhet të jetë transparentë dhe meritor e jo të ndikojnë grupe të interesit apo individ që të sjellin një rezultat që dihet para se të ndodh ai. Prandaj unë mbështesë presidenten Osmani në letrën që ka adresuar. Propozimi i njëjtë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka bazë kushtetuese dhe as ligjore. KPK-ja nuk e di ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë tek presidentja Osmani, pasi ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, shtoi ajo

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button