Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët -përfaqësim më i mirë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këto dy ditët e fundit ka pritur në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 17 dhjetor në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre, thuhet në komunikatën për media.

“Kryeministri Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur  gjatë këtyre takimeve është diskutuar gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë.

“Ishte konstatim i përbashkët, që një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve” thuhet në njoftim./21Media

Back to top button