Haxhiu-Kurtit: Mos i dëgjo urdhrat e profesorit

Seanca e jashtëzakonshme për taksën 100 përqind ndaj Serbisë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se kryeministri Albin Kurti me flamur të bardhë në dorë po i hap dyert pushtimit ekonomik Serbisë në Kosovë, e në të ardhmen sipas saj, edhe pushtimin politik.

Haxhiu në fjalën e saj para deputetëve tha se taksa 100 përqind nuk është vendosur për teke e as inate, por për shkak të barriera ve dhe bllokadave që i bënte Serbia karshi Kosovës.

Jo kryeministër mos e bëj këtë pavarësisht edhe urdhrave që po ju vijnë nga profesori, i cili në raport me taksën ka qenë shumë i  pa qartë, herë e mbështeste e herë e nuk e mbështeste”, tha Haxhiu./21Media

Back to top button