Haxhiu: Lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimit të organizuar në Veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sonte e ka quajtur lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimit të organizuar në Veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.
Haxhiu ka theksuar se Kosova është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane.

Ndryshe, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar sot rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kjo zyrë përmes një komunikate për media, ku është shkruar se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontroll të disa bizneseve në disa rajone./21Media

Back to top button