Haxhiu me 3 deputetë takojnë disa prej krerëve të UÇK-së në Hagë

Një delegacion i përbashkët i Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës po qëndron në Hagë ku kanë zhvilluar takime me disa prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po ballafaqohen me akuza për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi  ka treguar që tre deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë takuar me Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn
“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn”, ka shkruar Rrustemi.

Rrustemi nuk ka dhënë detaje se pse nuk janë takuar edhe të tjerët, si ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreytari i Kuvendit Kadri Veseli.
Sipas tij, në këto takime janë njoftuar  për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën./21Media
Back to top button