Reagon Kremlini pasi u tha se Putini po mashtrohet nga këshilltarët e tij

Sapo ka reaguar Kremlini mbi akuzat e bëra nga inteligjenca amerikane se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.
Në konferencën e tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve me bazë në Moskë se as Departamenti i Shtetit dhe as Pentagoni nuk kanë informacion të vërtetë për atë që po ndodh, transmeton rtv21.tv.
“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin. Ata nuk e kuptojnë Presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”, tha ai.
Peskov shtoi se ishte shqetësuese sepse “një keqkuptim i tillë total çon në vendime të gabuara që kanë pasoja të këqija”./21Media

Back to top button