Haradinaj- Qeverisë: Kthjelluni
Kryetari i AAK-së Ramush Haradianj ka reguar pas nënshkrimit të amendamentin të katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nënshkrimi i këtij amendamentin parashehë fitimin shtesë të 32 milionë dollarëve për Kosovën. Haradinaj ka shkruar se do të ishte shumë i lumtur, sikur njoftimi do të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollar, dukë përfshire këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin.
“Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin. Taksapaguesve amerikanë, faleminderit. Qeverisë, kthjelluni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me këtë amendamentin, totali i grantit ka arritur vlerën e 73.4 milionë dollarëve./21Media