Haxhiu me klerikët fetarë nënshkruajnë memorandum kundër dhunës ndaj grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar me Bashkësitë Fetare të Kosovës ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave e grave.
Haxhiu ka bërë të ditur se qëllimi i memorandumeve është ndër të tjerash për të realizuar sesione informuese kundër dhunës për komunitetin fetar.

“Me Myftiun, Naim Tërnava nga Bashkësia Islame, Imir Gashi nga Kisha Protestante Ungjillore dhe Don Kolë Dedaj nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, të bashkuar kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj vajzave dhe grave. Sot, nënshkrova memorandume bashkëpunimi me Bashkësitë Fetare, përmes së cilave u pajtuam për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës për komunitetin fetar, dhe mobilizimin e liderëve në komunitet, si partner e bashkëpunëtorë në veprimet kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave. Sot dhe çdo ditë tjetër!”, ka theksuar ajo./21Media

Back to top button