Pjesa dërmuese e Prishtinës, Fushë Kosova, Drenasi dhe Obiliqi ende me reduktime të ujit

Për shkak të mosfunksionimit të fabrikës së përpunimit të ujit Shkabaj si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit, në kanalin e Ibër-Lepencit, KRU Prishtina njofton se me reduktime janë pjesa dërmuese e Prishtinës nga ora 23:00-04:00, përveç objekteve vitale qendrore në qendër të kryeqytetit dhe lagjja “Dardania”.

Po ashtu, vështirësi në furnizim me ujë të pijshëm ka edhe në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Derisa me çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë edhe fshatrat e Podujevës.

KRU Prishtina shpreson që sa më shpejt të tejkalohet situata, teksa përkujton se kanali i Ibër-Lepencit menaxhohet nga NH “Ibër-Lepenc”.

Back to top button