Haxhiu: Në Kosovë veç tregtia me Serbinë po lulëzon

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu mohoi deklaratat e qeveritarëve lidhur me atë se në Kosovë ka rritje ekonomike.
Sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21, Haxhiu tha se në Kosovë nuk po lulëzon ekonomia, por vetëm tregtia me Serbinë.
Sipas tij para ardhjes së Kurtit, tregtia me Serbinë ishte në vendin e tretë, ndërsa sot në vendin e parë.
“Me thanë se po lulëzon ekonomia në Kosovë, diçka nuk është në rregull ose ke shkëputje të madhe me realitetin. Kur kemi me mijëra biznese të mbyllura, për shkak të krizës ekonomike. Veç një gjë po lulëzon në Kosovë, po lulëzon tregtia me Serbinë. Para se me ardhë Qeveria Kurti ne e kemi pasë tregtinë me Serbinë në vendin e tretë, sot është në vendin e parë”, tha Haxhiu./21Media

Back to top button