Haxhiu: Një pjese të vaksinave të dhuruara nga Norvegjia u skadon afati për 7 ditë

1 min read

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se një pjesë prej mbi 180 mijë vaksinave të AstraZenecas që Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës, i skadon afati pas vetëm shtatë ditësh.

Haxhiu ka thënë se vaksinat e AstraZenecas, Norvegjia i ka larguar nga përdorimi dhe ky është një mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti.

“Ndihma e trumbetuar nga Norvegjia në bashkëpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës. Vaksinat AstraZeneca që Norvegjia i ka larguar nga pëërdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!! Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat AstraZeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimi, afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021. Kështu ndodhe kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë. Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vërtetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media