Haxhiu për Specialen: Përgjegjës duhet të mbahen ata që ia ndrydhën duart deputetëve kur u themelua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjegjës për Gjykatën Speciale duhet të mbahen ata që ia ndrydhën duart deputetëve kur u themelua në vitin 2016, e jo sipas saj, Qeveria aktuale.
Tutje ajo ka thënë se Gjykatën Speciale e kanë gjetur si fakt të kryer.
“Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa 2/3 e votave të komuniteteve. Siç jeni në dijeni, edhe Lista Serbe është në Kuvend. Ne e kemi gjetur Gjykatën Speciale si fakt të kryer. Përgjegjës nuk mund të mbahemi ne, përgjegjës duhet të mbahen ata që ia kanë ndrydhur duart deputetëve në kohën kur u themelua. Ata janë që po hedhin tym, por duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Haxhiu sot në konferencë për media pasi u pyet se çfarë rezultate pret pas paralajmërimit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për rezolutën kundër Dick Martyt, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë para dy dite.
Ajo gjithashtu ka thënë se është ende herët për të thënë nëse rezoluta e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë do të prodhojë ndonjë rezultat./21Media

Back to top button