Haxhiu reagon pas publikimit të bisedave mes Lekajt, Sherifit e Molliqajt

Haxhiu: Fat i madh që nuk janë në Lëvizje

Pas publikimit të bisedave ndërmjet Pal Lekajt (AAK), Bilal Sherifit ( Nisma) dhe Dardan Molliqajt (PSD) për buxhetin, ka reaguar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Duke iu atribuuar deputetëve të PSD, Haxhiu e ka quajtur fat të madh largimin e tyre nga Vetëvendosje.

Në dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje!
Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre.
Thonë që fundi e rikuptimëson fillimin,”, ka shkruar Haxhiu.

Zhvillimin e këtyre bisedave e ka pranuar edhe vet Dardan Molliqaj. Ai ka deklaruar se negocimi i tij me pozitën për buxhetin nuk është sekret edhe është i gatshëm që t’i tregojë haptas ato biseda.

Dje gjatë gjatë seancës para se të votohej projekt buxheti, janë zhvilluar biseda në mes Pal Lekajt, Bilal Sherifit dhe Dardan Molliqajt. Ata i kërkonin Molliqajt që ta respektoj premtimin e dhënë, e ky i fundit ia konfirmonte se do ta votojnë projektbuxhetin./21Media

Back to top button