Reagon Molliqaj: S’kam asgjë për të fshehur

Molliqaj pranon se kanë diskutuar me pushtetin për çështjen e buxhetit

Pas publikimit të bisedës telefonike me Bilall Sherifin dhe Pal Lekajn, ka reaguar Dardan Molliqaj duke thënë se s’ka asgjë për të fshehur.

Ai ka pranuar se kanë biseduar me pushtetin lidhur me projektligjin e buxhetit për vitin 2019.

“Është shumë e vërtetë që për 4-5 ditë rresht kemi negociuar me pushtetin për çështjen e buxhetit. Ata kanë kërkuar ta votojmë, kurse ne kemi korkuar të na i plotësojnë kushtet që i publikuam dje. Ne kërkuam votimin e ligjit për paga, shkarkimin e Rikallos, zvogëlimin e numrit të zv.ministrave, etj. Dhe na i pranuan këto kushte. Për këto është fjala në të gjitha mesazhet e publikuara”, thuhet në reagimin e Molliqajt të publikuar në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai në fund u shpreh se asnjë bisedë gjatë këtij negocimi nuk është sekrete dhe kushdo që është i interesuar ai thotë se mund t’ia tregojë. /21Media

Back to top button