Haxhiu: Vendimi për rritjen e pagave ishte joligjor

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është zhvlerësuar për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ky vendim është konsideruar joligjor.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i kësaj është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga, ligji bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë. Vendimi i Qeverisë e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka shfuqizuar vendimin Qeverisë Haradinaj, me të cilin ishin rritur pagat në sistemin e drejtësisë./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button