Haziri do ta shpallë kandidaturën për Kryetar të LDK-së

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, nesër do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror.

Dega e LDK-së në Gjilan ka njoftuar se Haziri kandaturën e tij për kryetar të LDK-së do ta zyrtarizojë përmes një konference për media të mërkurën në ora 13:00 në selinë e LDK-së në Gjilan.

Mbrëmë edhe Lumir Abdixhiku ka njopftuar se do të jetë kandidatë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin e saj zgjedhor më 14 mars, kur edhe pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen e tij.

Vendimi ka pasuar rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Në këto zgjedhje, LDK-ja ka dalë partia e tretë, me gjysmë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.

Ditë më parë, edhe Anton Quni, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së./21Media

Back to top button