Haziri: Nga sot, Republika në dorë të Presidentes, Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërkesës që ka dorëzuar sot Presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ngërçin institucional.
Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se nga sot, Republika është në dorë të Presidentes dhe se Kushtetuesja është rruga e vetme për ta ushtruar rolin e saj.
“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetme për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?