Haziri: Nuk do ta votojmë qeverinë e pakicës

Sipas Hazirit qeveria e pakicës nuk është zgjidhje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha pas mbledhjes së këtij subjekti politik se nuk do ta votojnë qeverinë e pakicës. Ai u shpreh optimist që marrëveshja me Vetëvendosjen do të arrihet.

“As nuk i japim mbështetje as nuk e shohim si zgjidhje qeverinë e pakicës”, tha Haziri.

Në anën tjetër Lideri,  LDK-së, Isa Mustafa  në një intervistë për RTV21,  dje  ka thënë se do ta votojnë një qeveri të tillë, por jo pa kushte./21Media

Back to top button