Haziri: Nuk kanë të drejtë të na luftojnë në emër të Demaçit

 

Nënkrytari i LDK-së, Lutfi Haziri duke iu referuar situatës aktuale politike ka thënë se si subjekt politik kanë marrë goditje për shkak se u ka penguar Rugovizmi.

“Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë, është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila i është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së. “, është shprehur Haziri.

Megjithatë ai ka thënë se tani për tani po marrin goditje edhe nga ata të cilët besojnë Adem Demaçin, dhe për këtë ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta luftojnë LDK-në në emër të Demaçit.

“Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin dhe politika e njerëzve që Demaçit ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK’së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë. Ashtu siç ne besojmë në Rugovën, ata besojnë në Demaçin. E duam Bacin për rezistencën e tij, mirëpo nuk kanë të drejtë të na luftojnë në emër të tij, por në emër të të majtës së tyre, të kuqes së tyre. Ne jemi vet Republika. E duam dhe e ndërtojmë çdo ditë. LDK është e madhe!”, ka thënë Haziri./21Media

Back to top button