Haziri për Asociacionin: Çdo marrëveshje që po vjen, po vjen më e keqe se tjetra

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi se ajo çka ka arritur Albin Kurti është tendenca të ia ndërrojë emrin asociacionint.

“Vetëqeverisaj lokale që është term më i butë se vetmenaxhimi i pakicës kombëtare. Secili le ta merr Konventën evropiane të pakicave kombëtare le të lexon çka është vetmenaxhimi edhe vetëqeverisaj lokale te Konventa e Pushtetit Lokal. Vetmenaxhimi i pakicës nacionale, ndërrimi i emrit nuk është përmbajtja e Zajednicës. Kompetencat që kanë me ju shtru trupat që kanë me iu ndërtu dhe pëgjegjesitë që i kanë autonome për fushëveprimtaritë e veta është thelbi i kësaj. Nuk është bë publike dhe unë rezervohem për të diskutuar për diçka që e kanë vetëm 3 njerëz, Lajçak, Kurti dhe Vuçiq e kanë dokumentin e shkruar”, tha ai.

Ai në emisionin “Click” në RTV21 ndau shqetësimin e tij lidhur me draftin për asociacionin që iu është dorëzuar Kurtit.

Haziri u shpreh se secila marrëveshje që po vjen po është me e keqe se ajo e mëparshmja.

“Unë i kam lexu 15 modelet që i ka trajtu ndërmjetësit ndëkombëtarë. Secili rast është për mënyrën kohën kontekstin. Këtu ka përzirje të dy-tri modeleve evropiane. P.sh i pakicës në Suedi në një segment ose dy segmente të caktuara. Ki modelin e të drejtave të gjermanëve në Belgjikë në një ose dy sektorë të caktuar”, tha ai.

Nëse thuhet se nuk do të preket Kushtetuesja, sipas Hazirit kjo është e pamjaftueshme për të garantuar që në periudha kalimtare mos të preket ajo.

“Mas Asociacionit ka me ardhë marrëveshja për kishën. Nuk është marrëveshje për organizimin e kishës (ajo është e garantuar në Kushtetutë) por, për pronën e kishës dhe për statusin e kishës, pak a shumë është formati i Malit të Zi. Zoti Kurti e ka thanë Po-në e fortë dhe e ka hedhë ngjyrën e tij në letër. Besimtari i majt i Kurtit nuk i intereson përmbajtja. Jo-ja është bërë po. Te VV është mashtrim i madh “Jo” me u bë “Po””, tha ai.

Haziri theksoi se Kurti pranoi edhe kompetenca ekzekutive dhe nivel tjetër të pushtetit për komunat me shumicë serbe.

Ai tha se është duke u ndërtuar skenari qysh mos me u vonu, sipas tij BE-ja nuk e pret Kosovën dhe Serbinë më shumë se disa muaj. Nënkryetari i LDK-së tha se muaji shkurt është larg!

Haziri tutje tha se Kurti ka pranu një draft dokument të cilin e kanë emëruar “Model evropian i moderuar” nuk quhet “Model i Kosovës”, praktikisht është bërë kombinim i disa modeleve./21Media

Back to top button