Haziri thotë se “Pronto” ka mbetur asgjë, në raport me atë që ka ndodh tash

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 foli për qëndrimet e partisë për Qeverinë Kurti II.
Haziri u shpreh se afera “Pronto” ka mbetur asgjë në krahasim me “aferat” që po bëhen nga Qeveria aktuale.
“Ajo ka mbetë kurgjo hiç në raport me atë që ka ndodh tash, sepse atje është zënë modaliteti i PDK-së se si komunikojnë dhe si arrijnë me i kordinu punësimet partiake apo politike. Po tani të ky ekip po del diçka tjetër, po del plan i ndërtun lista të gatshme, planifikim i mëhershëm dhe metodë e re e krejt këtij organizimi se si duhet duhet të plasohen individë, familjarë, personat e caktuar partiak, ideologjik në pozita të caktuara, filluan me organe të pavarura siç janë bordet, komisionet tash po vazhdojnë me ndërmarrje” , tha Haziri duke theksuar se Qeveria është organizatë e madhe buxhetore.
Ai tha se është zhgënim i madh kur një qeveri mundohet me zgjidh problemin e punësimit, me punësime në institucione buxhetore./21Media

Back to top button