Haziri: U dëshmua se nuk ka koalicione joparimore

Kandidati i LDK-së për Gjilanin, Lutfi Haziri  nga Exit Poll-et është renditur si fitues pa balotazh.
Pas këtij rezultati Haiziri ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar duke i besuar edhe për katër vitet e ardhshme.
“U dëshmua se nuk ka koalicione joparimore që mund ta thejnë koalicionin tim me qytetarët e Gjilanit.Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj”, ka shkruar Haziri në Facebook./21Media

Back to top button