Haziri: Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në sektorin privat

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Vërshimet në Gjilan shkaktuan dëme të mëdha në sektorin privat dhe sipas vlerësimit preliminar kosto e kalon shifrën 1.5 milion euro, ka bërë të ditur sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Për këta, tashmë Komuna e ka njoftuar Qeverinë e Kosovës.

“Punët e tona që i kemi bërë në lumin Mirusha dhe Morava, kanë bërë që parandalohen vërshimet e përmbytjet. Vetëm dalja ujit nga shtrati i lumit Stanishorka është problem, i cili vjen prej Novobërdës dhe kalon përskaj Dheut të Bardhë, në lagjen 2 Korriku, Lagjja e Tregut, të Bahqës së Qytetit dhe livadheve të Malishevës. Dëmi në sektorin privat e kalon shifrën e 1.5 milion euro dhe ne e kemi bërë paraqitjen e parë në Qeveri”, ka thënë Haziri.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët e prekur që të bashkëpunojnë me Komisionin, në mënyrë që të bëhet vlerësimi i drejt.

“Komisioni komunal sot është duke e bërë vlerësimin për dëmin në sektorin e ekonomisë se sa kanë pasur ndikim vërshimet dhe sa është dëmtuar ky sector. Pasi të kompletohet dosja në sektorin privat, në ekonomi dhe bujqësi, shumë shpejt do ta dërgojmë në Qeveri, me kërkesën për zhdëmtim”, ka thënë Haziri./21Media