Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut

 

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në takim, u.d. Presidentja Osmani, siç njoftoi presidenca i uroi mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e falënderoi shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve  në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

U.d. Presidentja foli me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button