Haziri: Vrasja politike e Xhemail Mustafës po fillon të ndriçohet

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sonte deklaroi se vrasja e politike e veprimtarit Xhemail Mustafa po fillon të ndriçohet.

I pari i Gjilanit u shpreh se “më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike”.

“Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore po fillon të zbardhet, sikurse edhe e Drini i Kosovës që u mundua të ndalet për shkak të kryengritjes për Republikën. O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë. Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë.”, shkroi Haziri në facebook, ku publikoi edhe një foto të veprimtarit Mustafa.

Xhemail Mustafa është lindur më 23 gusht të vitit 1953 dhe ka vdekur me 23 nëntor të vitit 2000. Mustafa është vrarë mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij, ku është qëlluar për vdekje nga dy sulmues, të cilët kurrë nuk janë arrestuar./21Media

Back to top button