​Hazrollaj “Ylli i javës” në Superligë

Mesfushori në top formë i Malishevës, Drilon Hazrollaj është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

Hazrollaj ishte përcaktues në fitoren e Malishevës kundër Feronikelit 74, 2:1, me dy gola të shënuar (78’, 89’). Ai njëherësh përkundër moshës së re është futbollist që merr guximin për të qenë lider dhe ndër më të merituarit për serinë e suksesshme të skuadrës së tij.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Back to top button