Heard thotë se Depp e goditi nën ndikim e drogës

Amber Heard i ka thënë gjykates se ish-bashkëshorti Johnny Depp e ka goditur në mënyrë të përsëritur duke qenë nën ndikim e drogës e alkoolit, që sipas saj e ka kthyer aktorin në një “gjë të tmerrshme”.
Heard në gjykatë ka thënë se dhuna ndaj saj nisi qysh në vitin 2012.
Depp po padit Heard për një histori që ajo shkroi në të cilën ajo e përshkroi veten si viktimë e abuzimit në familje.
Në dëshminë e tij, Depp mohoi çdo keqbërje.
“Përpiqem të gjej fjalët për të përshkruar sa e dhimbshme është kjo… është e tmerrshme për mua të rri këtu për javë të tëra dhe të rijetoj gjithçka”, ka thënë Heard.
Heard tha se ata “ranë në dashuri” në turneun e shtypit të filmit kur u publikua në vitin 2011.
Lumturia e fazave të hershme të marrëdhënies së tyre, shtoi Heard, u dëmtua shpejt nga komentet nënçmuese që Depp filloi të bënte në vitin 2012 – në të njëjtin vit që ajo pretendon se ai e goditi për herë të parë.
Në një dëshmi emocionale, Heard tha se qeshi kur Depp, 58 vjeç, shpjegoi se një tatuazh në krahun e tij thoshte “Wino” – një ndryshim në një tatuazh që ai kishte bërë gjatë një lidhjeje të mëparshme me aktoren Winona Ryder.
“Unë qesha sepse mendova se po bënte shaka. Dhe ai më goditi në fytyrë. Unë thjesht e shikoja atë duke qeshur, duke menduar se edhe ai do të fillonte të qeshte, për të më thënë se ishte një shaka. Por ai nuk e bëri. Më goditi përsëri. Nuk do ta harroj kurrë”, ka thënë ajo./21Media 

Back to top button