Hebreo-amerikani që po realizon fushatën e LVV-së kërkon votën për Kurtin
Arun Chaudhary, hebreo-amerikani me origjinë indiane, po realizon për herë të dytë fushatën e Albin Kurit.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale të cilën e ka bërë në gjuhën shqipe ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta bëjnë ndryshimin. Chaudhary ka thënë se këtë gjë populli i Kosovës ta bëjë ngjajshëm si e bëri populli amerikan në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar.
“SHBA dhe Kosova kanë një marrëdhënie të veçantë, siç duhet të jetë për dy kombe të themeluara në frymën e pavarësisë dhe vetëvendosjes. Dhe të dy vendet e dijmë se është një luftë e pafund për të mbajtur një komb të lirë, politikisht, ekonomikisht etj. Vetëm në këtë vit të fundit të stuhishëm kemi parë në të dy vendet tona se si pakicat politike e vendosura mund të mbajnë një kontroll të fortë të qeverisë.
Të dielën, siç bëmë në SH.B.A. më 3 nëntor, shpresoj që ju të zgjidhni Vetëvendosjen për të thyer ciklin e korrupsionit dhe për të filluar punën për transformimin e Kosovës. Ashtu si në SH.B.A., puna e vështirë fillon një ditë pas, por nisë me zgjedhjen. Faleminderit dhe përsëri, më vjen keq për Rick Grenell!”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook
Chaudhary, i cili punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, dhe ishte videografisti zyrtar i videomesazheve të Shtëpisë së Bardhë (2009-2011), ishte një nga njerëzit që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje edhe në zgjechjet e 6 tetorit të vitit 2019 e që rezultoi me fitoren e LVV-së./21Media