​Hedhen koktej molotovi drejt Konsullatës amerikane në Firencë

Dy shishe ndezëse molotovi janë hedhur drejt Konsullatës së SHBA-së në Firencë gjatë natës, thanë burimet sot.

Koktejet molotov janë hedhur nga një ose më shumë persona nga një rrugë anësore rreth orës 4 të mëngjesit, por nuk arritën në ndërtesë dhe sipas raportimeve ato shpërthyen në rrugë, duke mos shkaktuar dëme.

Policia italiane ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Kamerat CCTV kapën një person me fytyrë të mbuluar duke ecur drejt konsullatës. /ANSA

Back to top button