Heidi për bashkëpunimin me Snoop Dogg: Ka qenë ëndërr e imja

Heidi Klum ka publikuar këngën e parë të saj.
Superylli multimedial publikoi një këngë të re sot, “Chai Tea With Heidi”, një këngë kërcimi me Snoop Dogg.
“Kushdo që më njeh, e di që unë e dua hip-hop-in. Puna me Snoop Dogg ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, ka thënë Heidi.
Kënga do të shërbejë si kënga temë për sezonin 17 të “Germany’s Next Topmodel” të organizuar nga Klum./
“Më pëlqen të dal jashtë zonës sime të rehatisë dhe të sfidoj veten, kështu që ishte diçka që padyshim po e konsideroja. Por e dija se ishte vetëm një person me të cilin doja të këndoja. Unë jam një fanse e madhe e Snoop Dogg. E kontaktova për idenë dhe, për habinë dhe kënaqësinë time, ai më ftoi të shkoj në studion e tij. Ndonjëherë, më duhet të shtrëngoj veten për t’u siguruar që nuk po e ëndërroj këtë sepse është me të vërtetë një ëndërr e realizuar”, ka thënë Klum./21Media

Back to top button