Helmimi në Malishevë, AUV: Janë izoluar baktere në disa lloje të produkteve

Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se në rastin e helmimit në Malishevë janë izoluar baktere në disa lloje të produkteve

“Në bazë të hulumtimit epidemiologjik dhe rezultateve mikrobiologjike vlerësohet Epidemi kolektive e shkaktuar nga Salmonella Enteritidis. E Cila është izoluar në mostra të ushqimit dhe në mostra humane. Në mostra të ushqimit, të strishove të ambientit dhe sipërfaqeve punuese janë izoluar: Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Siç vijon: Majonez i prodhimit vetanak (LUSH 2-3133) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Mish doneri termikisht i përpunuar (LUSH 2-3134) – Salmonella enteritidis. Qofte të ngrira (LUSH 2-3135) – Listeria monocytogenes, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Pleskavicë e ngrirë (LUSH 2- 3136) – Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, bakteret koliforme dhe mezofile. Dhe Sos me hudër (LUSH 2—3137) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile.”, thuhet në njoftim.

“Rezultatet e mostrave të ujit i përgjigjen standardeve të kërkuara sipas UA të ujit për konsum human. Andaj si shkak si shkak zbatuar kontrolli i rreziqeve të sigurisë ushqimore dhe zbatimi i praktikave higjienike në të gjithë linjën e prodhimit të ushqimit. Sipas të dhënave nga IKSHPK deri me datë 19 tetor 2023, për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore shumica e rasteve të hospitalizuara janë liruar në shtëpi, dhe vetëm tetë prej tyre vazhdojnë të jenë të hospitalizuar, por me gjendje stabile shëndetësore. AUV bashkë me mekanizmat e tjerë shtetërorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara ligjore në kohë. Për ndihmë-shërim të të helmuarve dhe gjetjen e shkaktarit.”, vijon njoftimi./21Media

Back to top button