Plagosen tre persona në Prishtinë

Tre persona janë plagosur sot rreth orës 19:00 në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar.

“Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button