Helmimi nga uji, QKMF- ja në Han të Elezit furnizohet me barna

Mbi 100 persona dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm në Han të Elezit. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar dje shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Hani i Elezit, Liridona Ballazhi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se personat që janë paraqitur kanë simpotmat e njëjta: barkqitje, vjellje, temperaturë.
Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji. QKMF-ja në Han të Elezit është furnizuar me NaCl 500ml 500 copë, Hyoscine amp. 60 copë dhe Metoclopramide amp. 150 copë.
Ndërsa, javën e kaluar mbi 200 persona në Kaçanik kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të helmimeve, që kanë rezultuar të jenë për shkak të ujit të pijshëm që nuk i ka plotësuar standardet
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më datë 08.07.2022, Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj ka furnizuar QKMF-në në Kaçanik me Ringer sol 500 copë, NaCl 500ml 700 copë, Kanilla 22G 1000 copë si dhe Hyoscine amp. 120 copë./21Media

Back to top button